Shkon në 56 numri i viktimave nga koronavirusi - Bota Sot
Shkon në 56 numri i viktimave nga koronavirusi

Azia

Shkon në 56 numri i viktimave nga koronavirusi

Më: 26 janar 2020 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Ka shkuar në 56 numri i përgjithshëm i personave të vdekur nga virusi misterioz në Kinë. Ndërkohë një gazetë shtetërore ka shkruar se autoritetet shëndetësore e kanë nisur punën për zhvillimin e një vaksine kundër koronavirusit. Përpos të vdekurve, rreth dy mijë persona tashmë janë të infektuar.

Gazeta “People’s Daily” gjithashtu ka raportuar se qeveria kineze e ka dërguar një staf mjekësor ushtarak prej 450 personave në qytetin ku janë shënuar më së shumti raste të virusit, Wuhan, përfshirë ekspertët që janë marrë më parë me viruset Sars dhe Ebola.

Në anën tjetër, ministrja e jashtme e Australisë, Marise Payne, ka thënë se qeveria australiane është duke punuar me autoritetet kineze për të biseduar rreth ndihmës për udhëtarët australianë që u janë nënshtruar kufizimeve të udhëtimit në Kinë.

Edhe vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Francën, kanë bërë plane për evakuimin e shtetasve të tyre që ndodhen në zonat e prekura nga virusi në vendin e madh aziatik, shkruan “The Guardian”.

Autoritetet kineze kanë njoftuar se pas Wuhan-it, edhe qyteti bregdetar i Shantou-t, i cili ndodhet më shumë se 800 kilometra larg epiqendrës së virusit, do të vendosët nën masa të rrepta për parandalimin e përhapjes së virusit.

Nga e hëna, në këtë qytet nuk do të mund të futen vizitorët, veturat dhe anijet. Autoritetet tashmë i kanë vendosur nën masa të izolimit 15 qytete të tjera, por Shantou është qyteti i parë jashtë provincës Hubei që bëhet pjesë e masave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat