Koronavirus, masat e sigurisë në supermarket kalojnë në ekstrem

Azia

Koronavirus, masat e sigurisë në supermarket kalojnë në ekstrem

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:11
Masat e sigurisë kanë arritur në ekstrem

Virusi i rrezikshëm koronavirus, i cili e ka origjinën nga Kina, ka bërë që të shtohen ndjeshëm masat e sigurisë.

Numri i viktimave prej këtij virusi ka arritur në 56, ndërsa i të infektuarve mbi 2 mijë.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit kanë gjetur vdekjen 15 persona dhe janë shfaqur 688 raste të tjera të prekurish.

Image

Ndërkohë në supermarketet e Kinës, masat e sigurisë kanë arritur në ekstrem.

Siç mund të shihni në fotografi, punonjësit shihen të veshur dhe me maska, në mënyrë që të mos rrezikojnë.

Image

Ndërkohë 15 qytete në Kinë janë izoluar teksa virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat