Konfirmohet rasti i tretë i koronavirusit në Korenë e Jugut

Azia

Konfirmohet rasti i tretë i koronavirusit në Korenë e Jugut

Më: 26 janar 2020 Në ora: 10:37
Foto ilustrim

Autoritetet e Koresë Jugore e konfirmuan të dielën rastin e tretë të koronavirusit, që fillimisht u regjistrua në qytetin kinez, Wuhan.

Sipas Qendrës Koreane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një banorë 54-vjeçar, i cili banonte në Wuhan, është kthyer në shtëpi dhe është zbuluar se vuan nga virusi kinez.

“Me të arritur në aeroport, ai nuk kishte simptoma, por më vonë kishte temperaturë të lartë. Gjendja e tij dukej se po përmirësohej para se të rëndohej përsëri më vonë. Ai është vendosur në izolim për teste dhe trajtim të mëtejshëm”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.

Përpos konfirmimit të rastit të tretë, Qendra për Parandalimin e Sëmundjeve i ka kontrolluar 47 persona që kishin simptoma të ngjashme, por që kanë dalë me rezultate negative për virusin.

Ndryshe, Ministria e Jashtme e Koresë Jugore e ka ngritur nivelin e paralajmërimit në shkallën më të lartë për t’i shmangur udhëtimet drejt provincës së prekur nga virusi, shkruan “Korea Herald”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat