Dridhje të pandërprera të pacientit, kështu reagon virusi kinez - Bota Sot
Dridhje të pandërprera të pacientit, kështu reagon virusi kinez

Azia

Dridhje të pandërprera të pacientit, kështu reagon virusi kinez

Më: 26 janar 2020 Në ora: 13:57
Kinë

Pamjet që do të shikoni më poshtë janë me të vërtetë të frikshme dhe deri diku mund të themi se edhe të bezdisshme. Në to tregohet një pacient, i cili dyshohet se është prekur nga koronavirus.

Videoja është publikuar nga “The Sun” dhe dyshohet se është realizuar në Wuhan, qytetin kinez që është epiqendra e virusit. Në videon 15 minutëshe shihet një grua, e cila mban kokën e pacientit që dridhet fuqishëm poshtë një batanije.

Rreth tij ka persona të tjerë, të cilët shikohen teksa mbajnë nga koka tek këmbët maska dhe qëndrojnë të habitur burrin që dridhet pa pushim nga koka tek këmbët. Koronavirusi mund të shkaktojë dridhje dhe kriza të forta.

Videoja u publikua pasi kryeministri i Kinës doli në një deklaratë për mediat dhe deklaroi se vendi po përballej me një situatë të jashtëzakonshme dhe krizë të paparë. Banorët janë izoluar brenda vendit, ndërsa qyteti më i prekur, dihet që është Wuhan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat