Kina përdorë ilaçet kundër HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës - Bota Sot
Kina përdorë ilaçet kundër HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës

Azia

Kina përdorë ilaçet kundër HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës

Më: 26 janar 2020 Në ora: 21:35
Foto ilustrim

Kina po përdor ilaçe HIV për të trajtuar koronavirusin vdekjeprurës ndërsa ekspertët kërkojnë një kurë, sipas një raporti.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit të Kinës tha se dy ilaçe të përdorura për të luftuar HIV janë duke u rekomanduar për të trajtuar simptomat e pneumonisë nga virusi, raporton Bloomberg.

Pacientët këshillohen të marrin tableta me lopinavir dhe Ritonavir dy herë në ditë.

Zyrtarët e shëndetit thanë që ende nuk ka kurë të njohur për sëmundjen e koronavirusit.

Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së po hulumton kodin gjenetik të virusit dhe shpreson të fillojë  testet për një vaksinë të mundshme brenda tre muajve.

Koronavirusi ka origjinën nga qyteti qendror kinez Wuhan dhe deri më tash në Kinë kanë humbur jetën të paktën 56 njerëz.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat