Infermierja pretendon se mbi 90 mijë njerëz janë prekur nga koronavirusi

Azia

Infermierja pretendon se mbi 90 mijë njerëz janë prekur nga koronavirusi

Më: 27 janar 2020 Në ora: 17:11
Infermierja

Një infermiere e cila po pretendon se punon në qytetin Wuhan, ka deklaruar se rreth 90 mijë njerëz janë prekur nga koronavirusi deri më tani.

Infermierja e cila është paraqitur në një video në rrjetet sociale, thotë punon në qytetin Wuhan, zona ku ka lindur koronavirusi në dhjetor të vitit të kaluar në Kinë, shkruan New York Post.

“Unë jam në zonën ku filloi koronavirusi. Në këtë moment provinca Hubei, ku përfshihet edhe qyteti Wuhan, janë prekur 90 mijë njerëz me koronavirusin”, ka deklaruar infermierja duke mbetur anonime.

Zyrtarisht deri më tani është bërë e ditur se rreth 2 mijë njerëz janë prekur nga ky virus, ndërsa mbi 80 persona kanë ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat