“Nuk mundem më”- mjekja shpërthen në lot, qëndroi pa gjumë për të trajtuar pacientët me koronavirus

Azia

“Nuk mundem më”- mjekja shpërthen në lot, qëndroi pa gjumë për të trajtuar pacientët me koronavirus

Më: 27 janar 2020 Në ora: 21:40
Mjekja

Një punëtore mjekësore në Kinë ka shpërthyer në vaj duke bërtitur ‘Unë nuk mundem më’ pas punës ditë dhe natë, për të trajtuar pacientët me koronavirus.

Sipas mediave të huaja, videoja është bërë në një spital në Wuhan dhe kap një mjeke të rraskapitur që ishte dorëzuar nga lodhja.

Ndryshe, epidemia e coronavirusit ka vrarë të paktën 82 njerëz – të gjithë në Kinë – dhe supozohet se ka prekur më shumë se 2.890 të tjerë.

Kriza shëndetësore ka bërë që autoritetet “të vendosin në karantinë” të paktën 56 milionë njerëz që jetojnë në provincën Hubei qendrore të Kinës dhe të anulojnë festimet e Vitit të Ri Lunar në të gjithë vendin.

Pas shpërthimit, shkencëtarët kanë frikë se më shumë se 100,000 njerëz mund të jenë infektuar tashmë, në mënyrë të konsiderueshme më shumë sesa numri zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat