Koronavirusi – Wuhan dhe qytete të tjera vazhdojnë të jenë të izoluara

Azia

Koronavirusi – Wuhan dhe qytete të tjera vazhdojnë të jenë të izoluara

Më: 28 janar 2020 Në ora: 16:22
Wuhan

Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe vende të tjera po dërgojnë avionë për të evakuuar shtetasit e tyre nga qyteti kinez Wuhan, epiqendra e shpërthimit global të koronavirusit që u ka marrë jetën 106 njerëzve në atë shtet. Qeveria kineze ka izoluar Wuhanin dhe qytete të tjera në provinën Hubei, duke bllokuar kështu më shumë se 150 milion njerëz, përfshi mijëra shtetas të huaj. David është nga qyteti Wuhan por punon në Shangai.

“Punoj në Shangai po, kam lindur në Wuhan. Nuk mund të shkoj në Shangai tani. Transporti ajror dhe hekurudhor është pezulluar, dhe është e vështirë të dalësh jasht Wuhanit si rezultat i izolimit. Njerëzit janë të frikësuar nga përhapja e epidemisë.”

Autoritetet kineze të shëndetit njoftuan të martën se ka shkuar mbi 4,500 numri i rasteve të konfirmuara. Kryeministri kinez Li Keqiang vizitoi qytetin Wuhan të hënën ku zhvilloi takime me zyrtarët e shëndetit dhe pa nga afër punën që po bëhet kundër përhapjes së virusit.

Presidenti amerikan Donald Trump i ka ofruar ndihmë Kinës për të luftuar virusin vdekjeprurës. Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (Dr. Tedros Ghebreyesus ) mbërriti të hënën në Pekin ku pritet të zhvillojë takime me udhëheqës të lartë të atij vendi për të diskutuar përhapjen e koronavirusit. Agjencia në fjalë ka thënë se ende egziston mundësia për të vënën nën kontroll virusitn nëse ka një bashkëpunim të fortë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat