Prezantuesja kineze e quan veten injorante, për videon ku shihej duke ngrënë lakuriq - Bota Sot
Prezantuesja kineze e quan veten injorante, për videon ku shihej duke ngrënë lakuriq

Azia

Prezantuesja kineze e quan veten injorante, për videon ku shihej duke ngrënë lakuriq

Më: 28 janar 2020 Në ora: 18:39
Wang Mengyun

Një prezantuese kineze ka kërkuar falje para opinionit pasi një video ku shihet ajo duke ngrënë një lakuriq në vitin 2016, doli viral mes shpërthimit të koronavirusit.

Wang Mengyun, shihet në program duke copëtuar kafshën me duart e saj para se ta hajë.

Klipi tre vjeçar u shpërnda gjerësisht në mediat sociale pasi shpërtheu kriza shëndetësore në Kinë.

Në një postim javën e kaluar, ajo kërkoi falje, duke e quajtur veten “injorante”. Ajo shkroi: ‘Më vjen keq. Nuk duhet të kisha ngrënë një lakuriq.

Polemika ndodhi ndërsa provinca e Hubei në Kinë qendrore është shkatërruar nga koronavirusi pasi u shfaq për herë të parë në qytetin e Wuhan në fund të muajit të kaluar.

Koronavirusi ka vrarë të paktën 106 njerëz – të gjithë në Kinë – dhe janë prekur më shumë se 4588 në të gjithë botën.

Shpërthimi intensiv ka bërë që autoritetet të karantinojnë të paktën 56 milion njerëz që jetojnë në Provincën Hubei qendrore të Kinës, përfshirë Wuhan, dhe të anulojnë festimet e Vitit të Ri Lunar në të gjithë vendin.

Shkencëtarët tani kanë frikë se mund të jetë përhapur te njerëzit nga gjarpërinjtë ose lakuriqët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat