Rritet numri i të vdekurve nga virusi në Kinë - Bota Sot
Rritet numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

Azia

Rritet numri i të vdekurve nga virusi në Kinë

Më: 29 janar 2020 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë bëri të ditur se nga virusi i ri kanë vdekur 132 njerëz derisa 5.974 raste janë konfirmuar si të infektuar.

Rreth 9,200 raste të dyshuara të sëmundjes së frymëmarrjes po monitorohen, tha autoriteti shëndetësor qeveritar, në një deklaratë më 29 janar.

Dhjetëra raste janë konfirmuar edhe jashtë territorit të Kinës, përfshirë në Evropë, Amerikën e Veriut dhe gjetkë në Azi.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara tani tejkalon atë të SARS-it, një tjetër sëmundje e organeve të frymëmarrjes që vrau më shumë se 600 njerëz në të gjithë botën më 2002-2003.

Simptomat e llojit të ri të koronavirusit përfshijnë ethe, kollë dhe pengesa në frymëmarrje, përcjell rel.

Autoritetet kanë mbyllur qasjen në 17 qytete në provincën Hubei, ku besohet të jetë origjina e virusit.

Të huajt kanë filluar të largohen nga krahina e goditur nga virusi ku janë bllokuar më shumë se 50 milione njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetit e ka njohur shpërthimin e virusit si një emergjencë kombëtare, por ende nuk e ka shpallur atë si një emergjencë ndërkombëtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat