Vdes mjeku kinez që u përpoq t’i paralajmëronte të tjerët për coronavirusin

Azia

Vdes mjeku kinez që u përpoq t’i paralajmëronte të tjerët për coronavirusin

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 17:01
Dr Li Wenliang

Mjeku kinez që u përpoq të paralajmërojë mjekë të tjerë për coronavirusin, ka vdekur pasi kontraktoi infeksionin në Wuhan.

Sipas mediave lokale, okulisti Dr Li Wenliang vdiq nga virusi të enjten.

Li u thirr nga policia kur ai u përpoq të paralajmëronte të tjerët për virusin në dhjetor.

Ai dërgoi një mesazh për mjekët e tjerë në një bisedë në grup më 30 dhjetor, dhe ditë më vonë u thirr në Byronë e Sigurisë Publike për të nënshkruar një letër në të cilën ai u akuzua për bërjen e “komenteve të rreme”.

Dr Li ishte një nga tetë personat që po hetohet nga policia për “lajme të rreme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat