Edhe një spital ndërtohet në qytetin kinez Wuhan

Azia

Edhe një spital ndërtohet në qytetin kinez Wuhan

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 17:45
Foto ilustrim

Kina ka përfunduar sot ndërtimin e një spitali tjetër në qytetin Wuhan që trajton ekskluzivisht të prekurit me coronavirus, ku numri i viktimave të këtij virusi vdekjeprurës deri më tani ka shkuar në 563.

Autoritetet e vendit kanë paralajmëruar se së shpejti pritet të filloj testimi i ilaçit të ri të coronavirusit, që do ta marrin pacientët e parë.

Personat me simptomat të virusit janë dërguar në spitalet e improvizuara nëpër qendra sportive, të izoluar nëpër salla dhe hapësira tjera.

Sistemi shëndetësor në pjesën qendrore të qytetit Wuhan, ku për herë të parë shpërtheu epidemia në dhjetor të vitit të kaluar, është “vërshuar” nga mijëra persona të infektuar.

Spitali i ri me 1.500 shtretër, është ndërtuar enkas për pacientët e infektuar me coronavirus, dhe është hapur vetëm pak ditë pasi një spital tjetër hapi dyert për pacientët me këtë sëmundje.

Sipas agjencisë kineze të lajmeve Sinhua, Wuhani ka edhe 132 hapësira për t’i futur në karantinë më shumë se 12.500 pacientë.

Në anën tjetër, autoritet kineze të shëndetësisë kanë konfirmuar vdekjen e 563 personave, derisa numri total i të infektuarve kalon shifrën prej 28 mijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat