Kina ndërton në kohë rekord spitalin e dytë për trajtimin e koronavirusit

Azia

Kina ndërton në kohë rekord spitalin e dytë për trajtimin e koronavirusit

Më: 6 shkurt 2020 Në ora: 21:35
Kina ndërton në kohë rekord spitalin e dytë për trajtimin e koronavirusit

Një tjetër spital për trajtimin e koronavirusit pritet të inagurohet ditën e sotme në provincën e Wuhan në Kinë.

Sipas mediave kineze, kompleksi spitalor përmban rreth 1600 shtretër si dhe në dispozicion të të infektuarve do të vendosen rreth 2000 mjekë.

I gjithë projekti i ndërtimit përfundoi brenda 10 ditëve ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, Kina ndërtoi një spital për 6 ditë, sërish e dizajnuar për trajtimin e koronvirusit.

Spitali i parë për trajtimin e koronavirusit në Kinë u hap javën e kaluar në një qytet afër Wuhan, pasi punëtorëve dhe vullnetarëve ju deshën vetëm dy ditë për të shndërruar një ndërtesë boshe në një njësi emergjente me 1000 shtretër.

Projekti u përfundua brenda 48 orëve falë përpjekjes së përbashkët të stafit nga ndërmarrjet e ndërtimit, shërbimet komunale dhe policia paramilitare, tha autoriteti i qytetit.

Më shumë se 28 mijë njerëz në të gjithë botën tani konfirmohet se janë infektuar me koronavirus dhe 563persona kanë vdekur në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat