160 milionë kinezë kthehen në punë javën tjetër

Azia

160 milionë kinezë kthehen në punë javën tjetër

Më: 12 shkurt 2020 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Kina pret që rreth 160 milionë të punësuar të kthehen në punët e tyre javën e ardhshme, ndërsa vendi kërkon të frenojë ndikimin ekonomik të koronavirusit të ri.

CNN shkruan se e marta e ardhshme shënon fundin zyrtar të periudhës së Vitit të Ri hënor, një datë gazmore në kalendarin kinez, eklipsuar këtë vit nga një virus që ka marrë më shumë se 1,110 jetë në Kinë.

Mobilizimi i madh i njerëzve vjen përkundër paralajmërimeve të mëparshme për qytetarët për të shmangur turmat e mëdha.

Në një konferencë shtypi, zyrtarët kinezë thanë se do të merren masa për të zvogëluar rrezikun e transmetimit.

Këto masa përfshijnë kufizimin e numrit të udhëtarëve në trena dhe autobusë, përmirësimin e sterilizimit të transportit publik dhe kryerjen e kontrolleve të temperaturës së pasagjerëve.

1.638 raste të konfirmuara të virusit, të quajtur Kovid-19, u raportuan dje në fokusin e epidemisë Hubei në Kinën qendrore. Kjo është më pak se një ditë më parë, që tregon se përhapja e virusit mund të jetë stabilizuar në provincën qendrore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat