Shteti mysliman që ndalon Shën Valentinin - Bota Sot
Shteti mysliman që ndalon Shën Valentinin

Azia

Shteti mysliman që ndalon Shën Valentinin

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 14:47
Ilustrim

Irani ka ndaluar festimet e Ditës së Shën Valentinit duke i konsideruar ato si një pushtim kulturor dhe duke paralajmëruar se dyqanet që do të shesin sende që lidhen me festën e të dashuruarve ka të ngjarë të mbyllen nga një deri në gjashtë muaj.

Sipas prokurorisë së qytetit Kom, ata që shesin ose reklamojnë simbolet antikulturore të Ditës së Shën Valentinit, të cilat janë kundër kulturës islamike-iraniane do të kenë pasoja të rënda.

Edhe pse festimet për Ditën e Shën Valentinit konsiderohen si një krim nga autoritetet iraniane, përvjetori është bërë megjithatë popullor në mesin e iranianëve në dy dekadat e fundit, transmeton Ansa.

Është zakon që për këtë ditë të blihen balona dhe dhurata në formë zemre, lodra si dhe çokollata për të dashurit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat