Coronavirusi u merr jetën gjashtë pjesëtarëve të stafit mjekësor në Kinë

Azia

Coronavirusi u merr jetën gjashtë pjesëtarëve të stafit mjekësor në Kinë

Më: 14 shkurt 2020 Në ora: 19:20
Kinë

Autoritetet e Kinës kanë nxjerr në pah të dhëna të punonjësve shëndetësorë të cilët janë të prekur nga virusi vdekjeprurës, Coronavirus.

Gjashtë punonjës shëndetësorë kanë ndërruar jetë dhe një mijë e 716 të tjerë janë të infektuar që prej shpërthimit të virusit, shkruan BBC.

Vdekja e doktorit Li Wenliang, një javë më parë, i cili provoi të paralajmëronte autoritet herët për këtë virus, ka nxitur shpërthim publik dhe hidhërim.

Më shumë se një mijë e 1300 njerëz deri tash kanë ndërruar jetë nga ky virus.

Janë 122 vdekje të reja në Kinë që atje e kanë çuar numrin në një mijë e 381.

Numri i infektimeve në përgjithësi thuhet se ka shkuar në 63 mijë e 922 vetave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat