Raketat godasin pranë ambasadës amerikane në Irak

Azia

Raketat godasin pranë ambasadës amerikane në Irak

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 08:28
Bagdad

Mëngjesin e sotëm, një sulm me raketa ndodhi pranë ambasadës amerikane në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.

Lajmi u bë me dijeni nga një burim ushtarak amerikan. Teksa zëdhënësi i ushtrisë amerikane deklaroi se nuk ka viktima dhe se dëmi material është i vogël, ende nuk është e qartë se sa raketa u përdorën dhe cila ishte shënjestra konkretisht.

Deri më tani shpërthimet nuk janë marrë përsipër nga askush, por sipas SHBA-ve mund të jetë kryer nga një grup ushtarak i ndërfutur në forcat e sigurisë shtetërore në Irak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat