Coronavirusi mund të ketë filluar në një laborator sekret të qeverisë në Wuhan

Azia

Coronavirusi mund të ketë filluar në një laborator sekret të qeverisë në Wuhan

Më: 16 shkurt 2020 Në ora: 21:05
Foto ilustrim

Shkencëtarët kinezë besojnë se coronavirusi vdekjeprurës mund të ketë filluar jetën në një strukturë kërkimore vetëm 300 metra nga tregu i peshqve në Wuhan.

Një shkrim nga Uiversiteti i Teknologjisë së Kinës së Jugut, i sponsorizuar nga Pekini, thotë se Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve në Wuhan (WHCDC) mund të ketë filluar virusin vdekjeprurës në provincën Hubei, transmeton Daily Mail.

“Origjina e mundshme e coronavirusit 2019-nCoV”, e shkruar nga studiuesit Botao Xiao dhe Lei Xiao pretendon se WHCDC mbajti kafshë të prekura nga sëmundjet në laboratorë, përfshirë 605 lakuriqë.

Përmend gjithashtu se lakuriqët – të cilat lidhen me coronavirusin – dikur sulmuan një studiues dhe ‘gjaku i lakuriqit ishte në lëkurën e tij’.

Sipas raportit sekuencat e gjenomit nga pacientët ishin 96% ose 89% identikë me coronavirusin e lakuriqit CoV ZC45 që fillimisht gjendej në Rhinolophus affinis.

Ai përshkruan se si të vetmit lakuriqë vendas gjenden rreth 1.000 kilometra larg nga tregu i ushqimeve të detit Wuhan dhe se probabiliteti i lakuriqëve që fluturonin nga provincat Yunnan dhe Zhejiang ishte minimale.

Për më tepër, ka pak për të sugjeruar që popullsia vendase të hante lakuriqët siç dëshmohet nga dëshmitë e 31 banorëve dhe 28 vizitorëve.

Në vend të kësaj, autorët tregojnë për hulumtimin që po kryhet me disa qindra metra në WHCDC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat