Koronavirusi, ky është vendimi për maratonën e Tokios

Azia

Koronavirusi, ky është vendimi për maratonën e Tokios

Më: 17 shkurt 2020 Në ora: 17:32
Koronavirusi

Maratona e Tokios e muajit të ardhshëm është kufizuar në vetëm atletë elitar pas përhapjes së koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga organizatorët të hënën.

Gara e vrapimit 42 kilometra e 195 metra e paraparë të mbahet më 1 mars, është një nga maratonat më të mëdha në botë.

Mbi 37 mijë persona morën pjesë në garën e vitit të kaluar. Por, pas një numri të rasteve me koronavirus të regjistruara në Tokio, organizatorët kanë vendosur të kufizojnë numrin e garuesve.

Virusi ka infektuar më tepër se 71 mijë persona nëpër botë dhe 1775 kanë humbur jetën nga virusi, përfshirë pesë jashtë territorit të Kinës.

Përhapja e koronavirusit ka ndikuar dukshëm në kalendarin sportiv, veçanërisht në Kinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat