“Fjeti në shpella dhe piu ujë përroi”, gjendet pas një jave studentja kineze në Australi

Azia

“Fjeti në shpella dhe piu ujë përroi”, gjendet pas një jave studentja kineze në Australi

Më: 18 shkurt 2020 Në ora: 19:46

Një studente kineze ka shpëtuar për mrekulli pas qëndrimit prej 5 ditësh pa asnjë kontakt dhe ushqim.

Mediat ndërkombëtare bëjnë e dije se 26 vjeçarja Yang Chen humbi në Gold Coast Hinterland të Australisë javën e kaluar. Studentja kishte qenë pranë lumit George Falls në Luginën Tallebudgera të mërkurën e kaluar, ku humbi kontaktet me partnerin.

Policia e Queensland në Australi ka publikuar pamjet e reja të kërkimit të tyre për një grua që humbi 5 ditë më parë në një pyll.

Yang Chen, studion në Australi, po shëtiste në Luginën Tallebudgera me një mik dhe më pas u ndanë. Shoku i saj më vonë raportoi zhdukjen e saj dhe një ekip kërkimi, përfshirë policë, zhytës dhe vendas, filluan kërkimet për gjetjen e saj.

Fatmirësisht 26 vjeçarja ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe ka pohuar se gjatë këto ditëve ajo u strehua nëpër shpella dhe pinte ujë të freskët nga përrenjtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat