Pesë të vdekur nga koronavirusi në Iran

Azia

Pesë të vdekur nga koronavirusi në Iran

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Zyrtarët shëndetësorë në Iran njoftuan se në këtë shtet është regjistruar vdekja e pestë nga koronavirusi. Viktima ishte në mesin e 10 rasteve të reja të identifikuara së voni në republikën islamike.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour, e dha njoftimin për vdekjen e pestë përmes paraqitjes në televizionin shtetëror, por nuk tregoi se kur saktësisht ka vdekur ky person.

Minoo Mohraz, një zyrtare tjetër e kësaj ministrie, tha se virusi mund të ketë ardhur nga punëtorët kinezë që punojnë në Qom dhe që kanë udhëtuar drejt Kinës, shkruan “Free Europe”.

Për shkak të kësaj gjendjeje, autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se qytetarët e saj nuk kanë të drejtë të udhëtojnë drejt Iranit, ndërsa qytetarët e saj që tashmë ndodhen në Iran do të mund të kthehen në atdhe vetëm përmes qëndrimit paraprak në karantinë dyjavore.

Numri i rasteve të reja të koronavirusit në Kinë në 24 orët e fundit shënoi rënie, por përhapja në shtetet e tjera vazhdoi. Në Itali u shënua edhe vdekja e parë. Viktimë ishte një burrë 78-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat