Numri i të infektuarve me coronavirus në Korenë e Jugut është rritur për tetë herë brenda katër ditësh

Azia

Numri i të infektuarve me coronavirus në Korenë e Jugut është rritur për tetë herë brenda katër ditësh

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 15:29
Foto ilustrim

Brenda tetë ditësh, numri i të prekurve me coronavirus në Korenë e Jugut është rritur për tetë herë, duke e ngritur në 433 numrin e përgjithshëm të sëmurëve që ndodhen në këtë shtet.

Shumica e këtyre të sëmurëve, besohet se janë infektuar derisa ndodheshin ën të njëjtën kishë, ndërsa e kanë përhapur më pa sëmundjen edhe në spitalin ku shkuan të kontrollohen.

Në të njëjtën kohë, ky shtet e ka shënuar edhe viktimën e tretë nga kjo sëmundje, ndërsa ka rrezik se ka edhe shumë të prekur nga e njëjta sëmundje.

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Kim Gang-lip ka bërë të ditur se të sëmurët që ndodheshin në Cheongdo, janë dërguar në 17 qendra tjera për trajtim, ndërsa 17 prej tyre kanë gjendje të rëndë.

Sipas tij, përhapja e sëmundjes ka hyrë në një fazë tjetër, megjithëse shprehu optimizëm se mund të mbahet gjendja nën kontroll dhe të mos përhapej jashtë atij regjioni, ku u njoftua për rastin e parë në fillim të javës.

Deri më tani 2,362 persona kanë vdekur nga coronavirusi, që i ka infektuar 77,963 të tjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat