Mbi 3400 civilë u vranë vitin e kaluar në Afganistan

Azia

Mbi 3400 civilë u vranë vitin e kaluar në Afganistan

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 11:24
Afganistan

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan raportoi se 3404 civilë u vranë dhe 6989 të tjerë u plagosën në Afganistan gjatë vitit 2019.

Sipas raportit të publikuar nga Misioni Asistues i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, viti 2019 ishte viti i gjashtë me radhë që shifra e përgjithshme e civilëve të vrarë dhe të plagosur e kalon shifrën prej 10 mijë personave.

Megjithatë, këta numra paraqesin rënie prej 5 për qind në krahasim me vitin 2018, kur kishte edhe më shumë civilë të vrarë e të plagosur, shkruan “Free Europe”.

“Pothuajse asnjë civil në Afganistan nuk ka shpëtuar pa u prekur në një mënyrë apo në një tjetër nga dhuna e vazhdueshme”, thuhet në këtë raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat