Jep dorëheqje kryeministri i Malajzisë

Azia

Jep dorëheqje kryeministri i Malajzisë

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 09:13
Mahathir Mohamad

Kryeministri 94-vjeçar i Malajzisë, Mahathir Mohamad, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pas akuzova për shkeljen e premtimit për t’ia dorëzuar pushtetin një politikani tjetër, Anwar Ibrahim-it.

Zyra e kryeministrit të këtij shteti aziatik njoftoi të hënën se ai ia ka dorëzuar mbretit letrën e dorëheqjes. Nuk dihet ende nëse dorëheqja e kryeministrit të deritashëm do të bëjë që Malajzia të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Dorëheqja e kryeministrit erdhi pas raportimeve se politikanët e koalicionit qeveritar zhvilluan bisedime në një hotel për një aleancë të re politike me anëtarët e partisë së rrëzuar nga pushteti.

Këto takime e nxitën politikanin Anwar që ta akuzojë kryeministrin për planifikim të ndryshimeve të plota në koalicion që përfundimisht do t’ia mohonin pushtetin e premtuar Anwar-it.

Mahathir muajve të fundit kishte deklaruar se ka nevojë për më shumë kohë për tranzicion të planifikuar, për të cilin asnjëherë nuk caktoi datë, shkruan “The Guardian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat