Më shumë raste të reja të koronavirusit jashtë Kinës se brenda saj

Azia

Më shumë raste të reja të koronavirusit jashtë Kinës se brenda saj

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 14:09
Ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar se numri i rasteve të reja të koronavirusit jashtë Kinës tashmë është më i madh se shifra e rasteve të reja brenda territorit të saj.

Drejtori i përgjithshëm i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, e vuri në pah atë që duket si zvogëlim i shkallës së infektimeve të reja në Kinë, ku filloi së pari përhapja e koronavirusit.

“Dje, numri i rasteve të reja të raportuara jashtë Kinës e tejkaloi numrin e rasteve të reja në Kinë për herë të parë. Rritja e papritur e rasteve në Itali, Republikën Islamike të Iranit dhe në Korenë Jugore është thellësisht shqetësuese”, tha ai.

Adhanom gjithashtu njoftoi se një ekip i ekspertëve i Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve ka arritur në Romë për t’i vlerësuar masat për mbrojtjen e shëndetit publik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat