Masat ndaj koronavirusit, Japonia mbyll të gjitha shkollat për një muaj

Azia

Masat ndaj koronavirusit, Japonia mbyll të gjitha shkollat për një muaj

Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 06:44
Ilustrim

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, ka urdhëruar mbylljen e të gjitha shkollave në vendin aziatik për një muaj, si një masë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

“Qeveria ka në plan të parë shëndetin dhe sigurinë e fëmijëve. U kemi kërkuar të gjitha shkollave dhe gjimnazeve të vendit që të mbyllen përkohësisht nga 2 marsi deri në pushimin e pranverës”, deklaroi Shinzo Abe.

Më shumë se 200 persona janë prekur nga koronavirusi në Japoni, ndërkohë që deri tani ka pasur 4 viktima.

Masa merret pasi një grua në Osaka testoi pozitive me koronavirus për herë të dytë, në një nga rastet e para të këtij lloji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat