“Fake news” e ‘infekton’ me koronavirus edhe presidenten e Tajvanit

Azia

“Fake news” e ‘infekton’ me koronavirus edhe presidenten e Tajvanit

Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 22:15
Tsai Ing-wen

“Fake news” e ‘infekton’ me koronavirus edhe presidenten e Tajvanit

Policia dhe agjencitë tajvaneze të sigurisë po hetojnë raportet e rreme për përhapjen e koronavirusit në ishull, ku midis tyre një postim në mediet sociale pretendonte se edhe presidentja Tsai Ing-wen ishte infektuar dhe shtruar në spital.

Zëdhënësi i presidencës, Huang Chung-jen deklaroi sot se “ky postim është absolutisht i rremë pasi presidentja Tsai është në gjendje të mirë shëndetësore”.

Ky postim u shfaq në televizionin Set-TV News, por përmbante gabime dhe hireoglife të thjeshtuara të kinezishtes, që përdoren rrallë në Tajvan.

Huang tha se agjencitë e sigurisë së Tajvanit po hetonin një rritje të dukshme të informacioneve të rreme, ku disa prej tyre u bënë të dukeshin si dokumente zyrtare.

Një zëdhënës i zyrës së hetimit të Ministrisë tajvaneze të Drejtësisë tha më herët se ata besonin se shumica e këtyre posteve kishin origjinën nga Kina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat