Japoni/ Vodhi 5,800 ulëse biçikletash për të lehtësuar stresin në punë, arrestohet 57-vjeçari

Azia

Japoni/ Vodhi 5,800 ulëse biçikletash për të lehtësuar stresin në punë, arrestohet 57-vjeçari

Më: 1 mars 2020 Në ora: 17:29
Foto

Japonezi Hiroaki Suda, 57 vjeç, është arrestuar nga policia në Osaka, pasi akuzohet se ka vjedhur rreth 5.800 ulëse biçikletash.

Suda i cili punonte si shofer kamioni u arrestua më 13 shkurt, pasi një kamerë sigurie e kapi duke vjedhur dy ulëse biçikletash, shkruan Japan Times. Po ashtu, ai u kap nga kamerat më 29 dhe 30 nëntor në një stacion treni dhe një parking për biçikleta në Higashiosaka. Suda ka pranuar akuzat.

"Unë fillova të vidhja ulëset e biçikletave rreth 25 vjet më parë në Tokio dhe Osaka për të lehtësuar stresin në punë dhe gradualisht, mbledhja e tyre doli të ishte argëtuese", ka thënë ai në Gjykatë.

Policia u befasua kur kapi ulëset e biçikletave dhe dyshon se Suda i vodhi ato ndërsa po udhëtonte nga qyteti në qytet si shofer kamioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat