Iranianët lëpijnë dyert e teqeve, thonë se nuk i frikësohen coronavirusit: Aq më bën çfarë do të ndodhë – nuk frikësohem

Azia

Iranianët lëpijnë dyert e teqeve, thonë se nuk i frikësohen coronavirusit: Aq më bën çfarë do të ndodhë – nuk frikësohem

Më: 2 mars 2020 Në ora: 15:06
Foto

Pavarësisht faktit që në Iran është shkalla më e lartë e vdekjeve nga coronavirus që fillimisht shpërtheu në Kinë, besimtarët myslimanë në këtë vend refuzojnë t’i përmbahen këshillave të ministrisë së Shëndetësisë që të mbyllin xhamitë me qëllim që të parandalohet zgjerimit i epidemisë.

Madje në internet janë duke qarkulluar video të ndryshme ku shihen se si besimtarët lëpijnë dyert e teqeve – si shenjë se nuk i frikësohen virusit vdekjeprurës.

Sipas të dhënave zyrtare në Irani aktualisht janë 978 persona të prekur me coronavirus, kurse 54 janë regjistruar si të vdekur. E pavarësisht këtyre shifrave, njëri nga besimtarët e shumtë është parë duke lëpirë murin e një teqesë – duke dërguar porosi “se nuk i bën përshtypje se çfarë do të ndodhë – dhe se nuk frikësohet nga coronavirusi”.

Në një video tjetër të filmuar në qytetin Kom që gjendet në veri të vendit, ku edhe po besohet se ka më së shumti të infektuar, shihet një djalosh duke lëpirë derën e teqeve. Të njëjtën gjë kishin bërë edhe shumë besimtarë tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat