Koronavirusi 'gjunjëzon' Korenë e Jugut, 26 viktima, nga 4,212 të infektuarit edhe një foshnje 45-ditëshe

Azia

Koronavirusi 'gjunjëzon' Korenë e Jugut, 26 viktima, nga 4,212 të infektuarit edhe një foshnje 45-ditëshe

Më: 2 mars 2020 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore në Korenë e Jugut kanë konfirmuar ditën e sotme katër viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 26 numrin e të vdekurve në vend.

Ndërkohë edhe Forcat e Armatosura të Koresë së Jugut konfirmuan disa raste të reja që përfshijnë personelin ushtarak duke sjellë numrin e përgjithshëm të rasteve brenda forcave të armatosura në 28. Numri i të infektuarve në të gjithë vendin ka shkuar në 4,212.

Pacienti më i ri i infektuar me koronavirus në Korenë e Jugut është një foshnjë 45-ditëshe, prindërit e të cilit gjithashtu janë mbartës të virusit, shkruan CNN.

''Foshnja rezultoi pozitive në 29 shkurt. Nëna e tij rezultoi pozitive në të njëjtën ditë, dhe babai i tij tashmë ishte konfirmuar me koronavirus më 27 shkurt'', tha guvernatori krahinor Gyeongsang i Veriut Lee Cheol-woo.

Babai i foshnjës nuk është anëtar i grupit fetar Shincheonji, siç raportohet nga shumë media.

Trajtimi në komunitet: Koreja e Jugut po cakton disa qendra të trajtimit të komunitetit për rastet e konfirmuara të koronavirusit me simptoma të buta dhe kushte shëndetësore më pak serioze, në përpjekje për të siguruar trajtime të duhura mjekësore për pacientët me kushte serioze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat