Qyteti i Wuhan në Kinë vendosi sot të mbyllë spitalin e parë ndër 16 të tillë që i vuri në dispozicion për të prekurit me koronavirus.
Wuhan është qyteti ku nisi prekja e njerëzve nga virusi i rrezikshëm.
Autoritetet thanë se e morën këtë vendim pasi për herë të parë nga 24 janari 2020 numri i të prekurve me koronavirus ra nën 200 në ditë.
Ditën e djeshme u regjistruan 196 raste, raportoi tv shtetëror CCTV.