Aktivizohet vullkani Merapi në Indonezi, shpërthimi ndodh në Java – re tymi dhe hiri ngritën 6 kilometra në ajër

Azia

Aktivizohet vullkani Merapi në Indonezi, shpërthimi ndodh në Java – re tymi dhe hiri ngritën 6 kilometra në ajër

Më: 3 mars 2020 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

Vullkani Merapi është aktivizuar sot në ishullin Java në Indonezi, shkruan Reuters.

Re tymi dhe hiri janë ngritur në gjashtë kilometra lartësi mbi qytetin Solo, me c‘rast autoritetet janë detyruar të mbyllin aeroportin në këtë ishull.

Merapi është një nga vullkanet më aktiv në Indonezi, kurse një sërë shpërthimesh kanë ndodhur nga viti 2010 ku kanë humbur jetën 350 persona.

Sipas Qendrës për katastrofa gjeologjike, hulumtime dhe zhvillime, shpërthimi ka zgjatur tetë minuta dhe ekzistojnë gjasa të mëdha që të përsëritet.

Malet Merai në Java konsiderohen si atraksion turistik dhe mijëra njerëz nga e mbarë bota e vizitojnë çdo vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat