Kinezja 5-vjeçe mbetet e varur në ballkonin e katit të 6-të, fqinjët e shpëtojnë

Azia

Kinezja 5-vjeçe mbetet e varur në ballkonin e katit të 6-të, fqinjët e shpëtojnë

Më: 3 mars 2020 Në ora: 14:37
Foto

Një video amatore e publikuar në internet shfaq momentin kur një vajzë e vogël që qëndronte e varur jashtë tarracës së apartamentit, shpëtohet nga fqinjët.

5-vjeçarja që jeton në katin e 10-të të një ndërtese në qytetin kinez Hefei, kishte mbetur e varur në katin e 6, ndërsa e ëma kur e pa kishte alarmuar fqinjët që menjëherë i dolën në ndihmë.

Mediat kineze raportojnë se e ëma e kishte lënë për pak qaste vetëm në mënyrë që të blen bukë, por kur u kthye e gjeti të varur jashtë tarracës së një apartamenti në katin e gjashtë.

Fqinjët nuk hezituan që të rrezikojnë jetën e tyre vetëm dhe vetëm që ta shpëtojnë vogëlushen e varur në tarracë, ndërsa disa tjerë që ishin në tokë mbanin një batanije, duke shpresuar se në këtë mënyrë do ta kapin nëse bie poshtë. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat