23 deputetë iranian të prekur nga koronavirusi

Azia

23 deputetë iranian të prekur nga koronavirusi

Më: 3 mars 2020 Në ora: 16:13
23 deputetë iranian të prekur nga koronavirusi

23 anëtarë të  parlamentit prej 290 anëtarësh të Iranit janë infektuar me koronavirus, ka bërë të ditur nënkryetari i parlamentit iranian, Abdul Reza Misri.

Kjo i bie që rreth 8 për qind e të gjithë anëtarëve të parlamentit janë të prekur nga ky virus.

Misri e bëri njoftimin derisa foli para gazetarëve sot në Teheran, duke përmendur një letër të hapur drejtuar Liderit Suprem të Iranit, Ali Khamenei nga kryetari i Parlamentit të Iranit Ali Larijani, raporton CNN.

Në letër, deputetëve iu kërkohet që të ndalin  kontaktin me publikun për të shmangur përhapjen e mëtejshme të sëmundjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat