India kufizon eksportin, frikë nga mungesa e ilaçeve në botë

Azia

India kufizon eksportin, frikë nga mungesa e ilaçeve në botë

Më: 4 mars 2020 Në ora: 09:39
Foto ilustrim

Në botë ka filluar të përhapet frika nga mungesa e disa ilaçeve të rëndomta pas vendimit të Indisë për kufizimin e eksportit të tyre për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Furnizuesja më e madhe në botë e ilaçeve e ka kufizuar eksportin e 26 përbërësve dhe të ilaçeve që prodhohen nga to. Në mesin e tyre është edhe Paracetamoli, njëra prej ilaçeve më të përdorura në botë.

Ky vendim erdhi në kohën kur shumë prodhues të përbërësve të ilaçeve në Kinë janë mbyllur ose e kanë zvogëluar prodhimin, shkruan “BBC”.

Prodhuesit e ilaçeve në Indi varen nga Kina për gati 70 për qind të përbërësve aktivë të ilaçeve, ndërsa ekspertët e kësaj industrie kanë paralajmëruar se prodhuesit mund të përballen me mungesë të përbërësve, nëse koronavirusi vazhdon të përhapet.

“Edhe ilaçet që nuk prodhohen në Kinë janë me përbërës që vijnë nga Kina. Mund të ketë mungesë botërore të ilaçeve, nëse preken India dhe Kina”, tha analisti Shaun Rein.

Sidoqoftë, qeveria indiane ka bërë thirrje për të mos bërë banik, sepse ka rezerva të mjaftueshme të ilaçeve për tre muajt e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat