Studenti aziatik sulmohet nga një grup racistësh duke i thënë “nuk e dua koronavirusin në vendin tim”

Azia

Studenti aziatik sulmohet nga një grup racistësh duke i thënë “nuk e dua koronavirusin në vendin tim”

Më: 4 mars 2020 Në ora: 17:43
Jonathan Mok

Koronavirusi, shkaktarë i sulmeve ndaj popullatës aziatike.

Një student është goditur rëndë nga një racist derisa fytyra e tij u gjakos sepse ai reagoi kur njëri nga ata bëri një koment për koronavirusin.

Studenti nga Singapori, Jonathan Mok 23-vjeçar, që kishte jetuar në Londër për dy vite duke studiuar në UCL, u sulmua nga një grup racistësh duke i thënë se “nuk e dua koronavirusin tuaj në vendin tim”.

Ai tha se u godit nga një grup prej tre meshkujve dhe një femre derisa po ecte rrugëve të Oksfordit, të hënën e kaluar.

Pasi që grupi u shpreh ndaj studentin duke thënë që nuk e duan koronavirusin e tij që vendin e tyre, ata e goditën atë befas pa u ndalur.

Doktorët i than që ndoshta ai ka nevojë për ndërhyrje pas goditjeve të rënda që pësoi në fytyrë. Ai është viktima e fundit nga Azia që pësoi një sulm të tillë për këtë virus.

Jonathan tregon që nuk është hera e parë që dëgjon për sulme të tilla ndaj aziatikëve. Ai thotë se njerëzit po gjejnë arsyetime të tilla, por ne sulmohemi vetëm pse jemi aziatikë dhe kjo është një racizëm i pa nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat