GJNP miraton hetime për krime lufte në Afganistan

Azia

GJNP miraton hetime për krime lufte në Afganistan

Më: 6 mars 2020 Në ora: 06:36
Ilustrim

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) sot vendosi që prokurorët të mund të hapin hetim zyrtar për krimet e pretenduara të luftës dhe kundër njerëzimit në Afganistan nga trupat e SHBA-ve, forcave qeveritare dhe militantëve talebanë.

Gjykata dha vendimin e saj ndaj apelimit të prokurorit kundër një vendimi të Dhomës së Procedurës Paraprake II e cila në prill të vitit të kaluar kishte refuzuar kërkesën për të hetuar gjoja krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në vendin e shkatërruar nga lufta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat