Vdes nga coronavirusi deputetja e Iranit: Vendi në krizë, mijëra të prekur

Azia

Vdes nga coronavirusi deputetja e Iranit: Vendi në krizë, mijëra të prekur

Më: 6 mars 2020 Në ora: 14:35
Fatemeh Rahbari

Fatemeh Rahbari, anëtare e sapozgjedhur e Parlamentit iranian, vdiq nga coronavirusi, të premten.

Rahbari ishte deputete e Teheranit. Pasi shëndeti i saj u përkeqësua, ajo u mbajt në jetë me pajisje oksigjeni.

Ajo është e para politikane e njohur femër që vdes nga coronavirusi, në Iran.

Lajmi u konfirmua nga Ministria e Shëndetësisë e Iranit, e cila njoftoi gjithashtu të premten se 124 persona kanë vdekur nga coronavirusi, ndërsa numri i të prekurve është 4.747.

Sipas ministrisë gjatë 24- orëve të kaluara, janë indentifikuar edhe 1.234 raste të tjera.

“Fatkeqësisht, në 24- orët e fundit, 17 pacientë vdiqën dhe numri i të vdekurve u rrit në 124”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Kianoush Jahanpour.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat