Pesë ditë pas lindjes u infektua me koronavirus, foshnja shërohet plotësisht

Azia

Pesë ditë pas lindjes u infektua me koronavirus, foshnja shërohet plotësisht

Më: 7 mars 2020 Në ora: 12:02
Pamje nga video

Një foshnjë në Kinë që ishte infektuar me koronavirus kur ishte vetëm 5 ditëshe është shëruar pas një muaji dhe ka lënë spitalin.

Foshnja e porsalindur, e quajtur nga media si Mu’en, deri më tani ishte pacienti më i ri i koronavirusit në Kinë, shkruan Daily Mail.

Mu’en, i cili ishte trajtuar në karantinë, u ribashkua ditën e djeshme me prindërit në Spitalin e Fëmijëve Henan në qytetin Zhengzhou të Kinës qendrore.

Ai u diagnostikua me sëmundjen vdekjeprurëse pesë ditë pasi lindi në 31 janar. Djali u shtrua në spitalin provincial pasi pati një infeksion serioz në mushkëri.

Spitali mblodhi një ekip special për të personalizuar planet e trajtimit për të porsalindurin. Gjendja e tij gradualisht u përmirësua pas një muaji të kujdesit dhe trajtimit antivirus.

Mu’en u largua nga spitali me prindërit e tij pasi ai kishte rezultoi dy herë negativ nga koronavirusi dhe mushkëritë e tij ishin shëruar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat