Maldivet preken nga koronavirusi/ Autoritetet mbyllin dy ishujt turistikë

Azia

Maldivet preken nga koronavirusi/ Autoritetet mbyllin dy ishujt turistikë

Më: 7 mars 2020 Në ora: 21:25
Maldivet

Maldivet raportuan dy rastet e para të konfirmuara me koronavirus të shtunën dhe mbyllën dy nga prej ishujve, pasi autoritetet kryen testime të mëtejshme për të provuar të kufizonin përhapjen e sëmundjes. 

Dy personat e infektuar besohet se janë infektuar nga një turist italian, i cili është rikthyer në Itali dhe kishte rezultuar pozitiv. 

"Këto dy raste, janë testuar dhe kanë rezultuar pozitiv dhe janë nga i njëjti vendpushim. Ata janë punonjës dhe tani janë në karantinë, "tha Ali Waheed, ministri i turizmit, sipas Reuters.

Në një njoftim për shtyp më herët të shtunën, Agjensia e Mbrojtjes së Shëndetit në Maldive tha që dy shtetas francezë në një ishull të dytë, treguan simptoma të sëmundjes dhe ishin vendosur në izolim të shtunën.

Autoritetet shëndetësore thanë që ata kishin ndaluar udhëtimet hyrëse dhe dalëse nga Resorti Island Kuredu dhe vendpushimi Summer Island, ndërsa zyrtarët po kryejnë gjurmimin e kontaktit dhe po marrin masat e nevojshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat