Kinë, rrëzohet hoteli që përdorej për karantinë

Azia

Kinë, rrëzohet hoteli që përdorej për karantinë

Më: 7 mars 2020 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Rreth 30 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar sot pasi një hotel 5-katësh që përdorej si karantinë për personat e prekur nga koronavirus u shemb në qytetin kinez Quanzhou.

Rreth katër orë pas shembjes, autoritetet lokale njoftuan se ishin shpëtuar 38 prej rreth 70 personave që ndodheshin brenda hotelit “Xinjia”.

Hoteli është inaguruar në qershor të 2018-s dhe ka një kapacitet prej 80 dhomash.

Kina ndryshe është shteti ku edhe ka lindur e është përhapur virusi “Covid-19”, që tanimë ka përfshirë edhe një pjesë të Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat