49 veta të vdekur nga Koronavirusi për 24 orë në Iran

Azia

49 veta të vdekur nga Koronavirusi për 24 orë në Iran

Më: 8 mars 2020 Në ora: 14:34
Iran

Ministria e Shëndetësisë në Iran i ka raportuar 49 vdekje të reja në 24 orët e fundit, duke e çuar në 194 numrin e përgjithshëm të viktimave të koronavirusit.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Kianoush Jahanpour, tha të dielën se në Iran tashmë janë konfirmuar më shumë se 6500 raste të personave të infektuar.

Vetëm në kryeqytetin e republikës islamike, në Teheran, janë shënuar 1800 raste, ndërsa koronavirusi është përhapur në të gjitha 31 provincat e Iranit.

Ai kërkoi nga qytetarët që t’i shmangin udhëtimet dhe të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që kanë mundësi, shkruan “Free Europe”.

Në Iran së shpejti do të shënohet Viti i Ri Pers, kur miliona iranianë tradicionalisht udhëtojnë nëpër pjesë të ndryshme të vendit.

Kompania shtetërore e fluturimeve, IranAir, njoftoi se do t’i ndërpresë të gjitha fluturimet drejt Evropës për shkak të vendimeve të shteteve evropiane për t’ia kufizuar asaj realizimin e fluturimeve.

Nga koroanvirusi kanë vdekur disa zyrtarë iranianë, përfshirë një këshilltar të liderit suprem dhe ish të dërguarin në Vatikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat