Hera e dytë brenda dy javëve që bëhen testime të tilla.
Koreja e Veriut ka gjuajtur tri raketa të paidentifikuara, njoftuan burime ushtarake të Koresë së Jugut.
Kjo është hera e dytë në dy javë që janë bërë testime me raketa nga Koreja Veriore.
Bisedimet për çështjet bërthamore midis Penjanit dhe Uashingtonit janë të bllokuara.
Ushtria e Koresë së Jugut, nuk dha detaje se për çfarë raketa bëhet fjalë, por tha se ato janë shkrepur nga një vend afër Sondokit në Korenë e Veriut.