​Burri mbijeton nën gërmadha 69 orë pasi shembjes së hotelit

Azia

​Burri mbijeton nën gërmadha 69 orë pasi shembjes së hotelit

Më: 10 mars 2020 Në ora: 19:25
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një burrë kinez ka mbijetuar nën gërmadha ku po qëndronte në një hotel të karantinuar nga koronavirusi për 69 orë, ndërsa nën gërmadhat e këtij hoteli kanë humbur jetën 20 persona që nuk kanë mundur t’i mbijetojnë plagëve të marra.

Ekipet shpëtimtare e kanë nxjerrë nga gërmadhat burrin kinez, ndërsa numri i personave që kanë mbetur të ngujuar nga shembja e hotelit është 70 persona.

Zyrtarët thanë se hoteli ishte rindërtuar ilegalisht disa herë.

Ekipet e shpëtimit po vazhdojnë akoma punën, ndërsa pronari i hotelit 65-vjeçar është nën arrest dhe është nën hetimet e policisë.

Hoteli Xinjia ndodhet në jug të qytetit Quanzhou, ka disa dyqane dhe 66 dhoma.

Gjatë ditës së sotme 61 persona janë nxjerrë nga gërmadhat e hotelit ku prej tyre 41 janë të plagosur, ndërsa të vdekur kanë mbetur 20 persona. Ndër këta persona që kanë përfunduar nën gërmadha ka qenë edhe një 10-vjeçar, i cili është nxjerrë i gjallë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat