Edhe një lajm i mirë: Përhapja e koronavirusit frenohet edhe në Korenë e Jugut

Azia

Edhe një lajm i mirë: Përhapja e koronavirusit frenohet edhe në Korenë e Jugut

Më: 10 mars 2020 Në ora: 22:18
Foto ilustrim

Përhapja e koronavirusit vazhdon të frenohet në Korenë e Jugut, një nga vendet më të goditura nga COVID-19.

Rastet e reja të regjistruara dje (e hënë) janë 131, nga 248 pardje (e diel), nga 367 të shtunën, nga 438 të premten dhe nga 518 të shtunën (7 mars).

”Totali i pacientëve është 7 513”, deklaroi Qendra koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Ka tre viktima më shumë, ndërkohë që janë shëruar 81.

Koronavirusi në Itali, shënon rënie drastike, këto janë statistikat e fundit

Italia është vendi i dytë pas Kinës më i prekur nga koronavirusi, por përtej Adriatikut sot kishte një lajm të mirë, pasi numri i të infektuarve është ulur në krahasim me një ditë më parë. E ndërsa dje numri i të infektuarve ishte 1598, sot sipas të dhënave zyrtare janë 529 në të gjithë Italinë.

Vlen të theksohet kthesa në zonën e kuqe të Codogno dhe Lodi, ndër të parat e prekura, ku ka funksionuar izolimi, pasi numri i të prekurve është në ulje. Po ashtu edhe numri i të shëruarve është dyfishuar në krahasim me ditën e djeshme. 

Ndërkohë që kurba e numrit të viktimave është në rritje. Në total janë 631 të vdekur, krahasuar me dje që u shënuan 97, sot janë shënuar 168 duke ardhur në rritje. Ndërkohë që në total numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 10 mijë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat