Bota e Disney- “elastike” nga koronavirusi

Azia

Bota e Disney- “elastike” nga koronavirusi

Nga: E.B Më: 11 mars 2020 Në ora: 17:11
Walt Disney në Shanghai

Kryetari ekzekutiv i Disney, Bob Iger pranoi se shpërthimi i koronavirusit ka qenë "sfidues" për kompaninë.

Unë mendoj se është e drejtë të themi se të gjithë jemi të mërzitur nga shqetësimi që ndiejmë për të gjithë të prekur nga kjo krizë globale," tha ish-CEO në konferencën vjetore të investitorëve të Disney.

Ky i fundit nuk e anashkaloi faktin se Disneyka kaluar nëpër kohëra të vështira dukë përfshirë luftëra, rënie ekonomike dhe katastrofa natyrore, raportoi CNN, transmeton Bota Sot.

“Ajo që ne po demonstrojmë vazhdimisht ndër vite është se ne jemi tepër elastik, "shtoi ai.

Si ka vepruar Disney në lidhje me këtë çështje: Disney ka mbyllur parqet e saj në Shanghai dhe Hong Kong në Janar, duke paralajmëruar se fitimet nga objektet e saj në Kinë mund të binin me 280 milion dollarë në tremujorin aktual.

Kompania gjithashtu ka mbyllur përkohësisht parqet e saj në Japoni.

"E ardhmja jonë ka qenë gjithmonë e ndritshme dhe mbetet e tillë për arsye të mira," shtoi Iger. "Në fakt, kur mendoni për botën e sotme, ajo që ne krijojmë në Walt Disney Co. kurrë nuk ka qenë më e nevojshme apo më e rëndësishme", raporton CNN, transmetoi Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat