958 raste të reja të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Iran, totali shkon në 9000

Azia

958 raste të reja të infektuar me koronavirus në 24 orët e fundit në Iran, totali shkon në 9000

Nga: E.B Më: 11 mars 2020 Në ora: 18:21
Ilustrim

Irani ka konfirmuar 958 raste të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 9,000, sipas zëdhënësit të ministrisë së shëndetësisë Kianush Jahanpour të mërkurën.

Duke folur në TV shtetëror, Jahanpour konfirmoi 63 vdekje të reja, duke e çuar numrin e vdekjeve në 354.

Ai i këshilloi njerëzit të anulonin të gjitha planet e udhëtimit për pushime dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Irani ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve jashtë Kinës kontinentale, raportoi CNN, transmeton Bota Sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat