India regjistron vdekjen e parë nga koronavirusi

Azia

India regjistron vdekjen e parë nga koronavirusi

Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:04

India ka regjistruar vdekjen e parë nga koronavirusi, konfirmuan zyrtarët.

Një burrë 76 vjeçar, nga shteti jugor i Karnataka, u kthye nga Arabia Saudite më 29 shkurt pas një vizite një muajsh.

Njerëzit që patën kontakt me burrin, i cili vdiq të martën, po gjurmohen dhe po karantinohen, tha ministri i Shëndetësisë i shtetit.

India ka 73 raste të konfirmuara të virusit sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

Zyrtarët thonë se ai u ekzaminua në aeroport kur mbërriti nga Arabia Saudite, por nuk tregoi simptoma në atë kohë. Pas disa vështirësive që pati javën e kaluar ai u dërgua në spital.

India ka ndërmarrë një numër hapash për të ndaluar përhapjen e Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat