Goditet sërish me raketa baza amerikane në Irak

Azia

Goditet sërish me raketa baza amerikane në Irak

Më: 14 mars 2020 Në ora: 18:26
Irak

Zyrtarë të sigurisë njoftuan se një bazë ushtarake irakiane, ku ndodhen forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA, u godit sërisht të shtunën me disa raketa.

Koalicioni njoftoi se si pasojë e sulmit janë plagosur 3 ushtarë amerikanë. Një kolonel irakian i tha agjencisë "Reuters" se baza u godit me të paktën 10 raketa.

Sulmi i pazakontë gjatë ditës së shtunë në kampin Taji ndodh disa ditë pas një sulmi të ngjashëm po në këtë bazë ku si pasojë u vranë dy ushtarakë amerikanë dhe një mjek britanik, ndërsa u plagosën të paktën 14 të tjerë.

Pas sulmit ndaj bazës ushtarake Taji ditën e mërkurën, SHBA u kundërpërgjigj duke goditur pesë depo armatimesh të grupit të mbështetur nga Irani që operon në Irak, Kataib Hezbollah.

Pentagoni bëri të ditur se në disa prej këtyre depove mbaheshin raketat të cilate u përdorën për të sulmuar bazën ushtarake të Tajit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat