Ministri i transportit i infektuar me Koronavirus

Azia

Ministri i transportit i infektuar me Koronavirus

Më: 14 mars 2020 Në ora: 19:51
Foto ilustrim

Ministri indonezian i transportit Budi Karya Sumadi është shtruar në spital në Xhakartë, pasi u infektua me koronavirus, tha një zyrtar qeveritar të shtunën.  

Deri tani kjo është çështja e profilit të lartë e konfirmuar në vendin e Azisë Juglindore.  

Më parë të shtunën, guvernatori i Xhakartë tha që qyteti do të mbyllë të gjitha shkollat për të paktën dy javë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, pasi rastet e para u raportuan edhe në pjesë të tjera të arkipelagut, raporton Reuters.  

Indonezia, vendi i katërt më i populluar në botë, raportoi të shtunën 27 raste të reja me koronavirus, duke konfirmuar 96 të infektuar në total dhe 5 vdekje.  

Familja e Sumadit kishte dhënë miratimin për njoftimin pasi ministri kishte qenë në "vijën e parë dhe një pjesë shumë të rëndësishme të ndikimit nga COVID-19", tha Pratikno, i cili është sekretar i shtetit përgjegjës për mbështetjen administrative për zyrën e presidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat